Arbëri

Mbi 180 mijë 500-euroshe u tërhoqën nga qarkullimi

Mbi 180 mijë bankënota 500-ëshe janë tërhequr nga qarkullimi, ka njoftuar BQK.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

BQK-ja ka thënë se efekti që ka pasur Rregullorja e re për këtë ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jo-bankare janë të obliguara që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.