Avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se të premten është ndaluar për 4 orë nga anëtarët e BIA-s serbe.
Ndalimi i tij është bërë një ditë pasi që ai bëri homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
“Pasi më ndaluan për 4 orë nga anëtarët e Agjencisë së Informacionit të Sigurisë së Serbisë, më liruan për të vazhduar më tej”, ka shkruar ai në X.
Sipas tij ai është liruar pasi që autoritetet serbe e kanë ditur se nëse nuk do të lirohej presioni i ndërkombëtarëve do të ishte i madh.
“Lirimi im nuk është pasojë e vullnetit të autoriteteve. Më liruan për shkak të ndërgjegjësimit të qeverisë se po të më arrestonin presioni nga ndërkombëtarët do të ishte shumë i madh”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet të shpjegojë pse ai përbën “përjashtim nga Nikola Sanduloviq”.
Edhe
Avokati Stojkoviq, që bëri homazhe në Prekaz, thotë se u ndalua për 4 orë me urdhër të BIA-s
Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.
“Bëra një gjë edhe më të keqe se Nikola, mbajta një fjalim pranë varrit ku ai vendosi lule. Ai është arrestuar dhe rrahur, unë jam i lirë”, ka shkruar Stojkoviq.
-
Sanduloviq: Vajza ime u lejua të hyjë në Serbi pas katër orësh intervistim nga BIA serbe
-
Avokati serb Stojkoviq thotë se u maltretua sot në aeroport shkaku i homazheve që bëri në Prekaz
-
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, bën homazhe te varri i Blerina Jasharit
-
Avokati i Sandulloviqit: Edhe unë do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit