Arbëri

Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë do të arrestohet e ekstradohet në Kosovë

 

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajh, ka thënë se nëse ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ndaj të cilit INTERPOL-i ka lëshuar fletarrest ndërkombetar në lidhje me sulmin e 214-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, guxon të udhëtojë jashtë Serbisë, atëherë në parim ai do të arrestohet dhe do të nisin procedurat për ekstradimin e tij në Kosovë.

“Tash nëse Radojçiq guxon e udhëton jashtë Serbisë, i njëjti në bazë të fletarrestit të lëshuar nga UNMIK-u në emër të Kosovës, në parim do të arrestohet në atë shtet, dhe do të fillojnë procedurat e ekstradimit në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.