Arbëri

AAK-ja shpreh shqetësime për përmbajtjen e draftstatutit të Asociacionit

 

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është mbledhur të enjten për të diskutuar lidhur me draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili është hartuar nga zyrtarët evropianë.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo parti, thuhet se ekzistojnë shqetësime për përmbajtjen e këtij draft-statuti.