Arbëri

Krasniqi: Kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të veriut nuk janë drejtuar në kuvendet komunale

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se nga raportimet në media, kanë kuptuar se qytetarë nga Komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, kanë përgatitur kërkesën për inicimin e procedurave për largimin e kryetarëve të komunave nga vijnë.

Ai ka shkruar në Facebook se gjatë ditës së djeshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, kërkesa nga ana e qytetarëve nuk është drejtuar zyrtarisht te kryesuesi i Kuvendit Komunal.