Arbëri

Gjermania paralajmëron Vuçiqin për Rusinë: S’mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht

 

Serbia nuk mundet më të luajë me Evropën dhe Rusinë. Këtë ka deklaruar Ministria e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke theksuar rëndësinë gjeostrategjike të anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

“Kur flasim tani për zgjerimin, është e qartë se nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige. Prandaj, bisedimet e anëtarësimit duhet të shoqërohen me një angazhim për paqen, sigurinë dhe vlerat brenda Bashkimit Evropian. Jam jashtëzakonisht e shqetësuar për zhvillimet e fundit, veçanërisht në Serbi, në lidhje me tendencat propagandistike nacionaliste”, tha Baerbock gjatë vizitës në Lubljanë të martën.