Arbëri

Kurti për vrasjen e Liridona Ademajt e 14-vjeçares në Shkup: S’mjafton vetëm arrestimi

FOTO: Arben Llapashtica
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe kidnapimin dhe më pas vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.

Kurti ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “kidnapimi i 14-vjeçares” në Shkup kanë rënduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.