Arbëri

Vdiq Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme

 

Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, ka vdekur të martën, ka njoftuar Ora e Mjekëve të Kosovës.

“Dr. Shaip Morina në vitin 1984 kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës. Ndërsa Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin Hasan Prishtina, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.