Arbëri

Bizneset kërkojnë ndihmën e institucioneve për t’i larguar 2 eurot false

 

Bizneset në vend kërkojnë ndihmën e institucioneve shkaku që atyre u kanë mbetur shuma të mëdha të parave false, të cilat i kanë pranuar deri tash nga qytetarët. Rreth 30 mijë euro false i janë grumbulluar vetëm një biznesi në Ferizaj. Ekspertët e ekonomisë thonë se BQK-ja duhet të merret me seriozitet me këtë çështje.

Sylejman Neziri është njëri nga pronarët e marketeve që po përballet me monedhën e dy eurove false, të cilat i ka pranuar për gjatë disa muajve nga konsumatorët. Atij tash i janë grumbulluar afro 30 mijë euro të tilla. Banka Qendrore thotë se nuk i ka ofruar zgjidhje dhe se paratë i janë refuzuar edhe nga bankat komerciale.

Neziri është në hall edhe me konsumatorët të cilët sipas tij tash nuk po i pranojnë as paratë origjinale 2 euro nga frika se mund të jenë false.