Arbëri

Rexhepi përcjell mesazhet nga Bosnja: Të kihet kujdes me Asociacionin

 

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka përcjellë një porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka marrë garanci nga ky shtet që nuk ka qenë i involvuar në trazirat e 24 shtatorit në Banjskë.

Rexhepi ka folur edhe për mundësinë që të finalizohet marrëveshja e lëvizjes së lirë dhe njohja e dokumenteve të identifikimit.