Arbëri

​Mungojnë shumica e ministrave, opozita e kritikon Qeverinë

Foto: Alban Bujari/ KOHA
 

Partitë opozitare kanë kritikuar ministrat për mosprezencën e tyre në seancë plenare. Deputetët thanë se kjo është papërgjegjshmëri dhe se nuk po arrijnë të parashtrojnë pyetjet parlamentare për kabinetin qeveritar.

Paraprakisht, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci tha se kryeministri dhe disa ministra nuk janë të pranishëm për shkak të agjendës.