Arbëri

Krasniqi: Kjo Qeveri nuk i do çlirimtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria nuk po i mbështetë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se Vetëvendosja nuk i do çlirimtarët e vendit, ndërkohë që ka bashkangjitur raportin për Kosovën të Komisionit Evropian me deklaratën se “Kuvendi i ka përjashtuar pensionet e veteranëve të luftës nga Ligji për Pagën Minimale”.

“Kjo qeveri e kjo mazhorancë e ka konfirmuar se nuk i do çlirimtarët, nuk i mbështetë nevojat e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi.

Pas votimit të Ligjit për Paga, veteranët patën dalë në protestë për ta kundërshtuar mospërfshirjen e tyre.