Arbëri

Dëshmitari i masakrës së Izbicës tregon tmerrin që pa

Ka nisur dëshminë, dëshmitari Muhamet Alitaj në rastin ku i akuzuar është Muhamet Alidemaj, për krime lufte në Izbicë.

Ai ka thënë se ka qenë pjesë e UÇK-së në vitet 98-99 brigada 112 Arben Halitaj, në pozitën zëvëndëskomandant i brigadës.

“Kemi tentuar t'i ndalim forcat serbe, ushtria, policia dhe paramilitarët, kanë qenë të kombinuar, por nuk kem mund t'i ndalim”, ka thënë ai.

Ai tregoi se çfarë pa në fshat, dy ditë pas masakrës së Izbicës që nisi më 28 mars të vitit.

“Ishin 15-16 të vrarë në një anë, në anën tjetër 20-30 të vrarë. E kam parë njëfar Shaban Rexhepi, gjysma e trupit e djegur e gjysa e kacavjerrur nga dritaret. Ishte në shtëpinë e Riza Osmanit. Shaban Rexhepin e kam njohur pasi ishte dajë i baballakut. Unë kam bërë çfraë kam mujt se kam qenë i plagosur në këmbë në atë moment. I kemi identifiku viktimat, i kemi numëru dhe pastaj me i varros”, ka thënë Alitaj.

Ai ka thënë se familja e Muhamet Alidemajt, “me përjashtim të një nënë qe e kanë marrë në qafë, kanë përkrahës të serbëve”.

“Ju kam quar fjalë për Shefqetin, që të tërhiqen”, ka thënë Alitaj.

Alitaj ka treguar se nga gratë e fshatit Izbicë kishte mësuar se në një shtëpi janë kryer përdhunime.

Image