Arbëri

Vetëm 7 nga 608 aplikantët për inspektorë kaluan fazat testuese

 

Inspektorati i Tregut do të vazhdojë të operojë me 15 inspektorë. MINT-i nuk ka arritur që as me konkurs të jashtëm t’i rekrutojë 27 inspektorët e synuar. Ani se për këtë pozitë kanë aplikuar 608 kandidatë, vetëm 7 prej tyre i kanë kaluar fazat testuese. Ky është dështimi i dytë pas konkursit të brendshëm që ishte mbyllur në prill e në të cilin aplikuan 90 nëpunës civilë. Asnjëri prej tyre nuk e kaloi testin

Pas dështimit të konkursit të brendshëm, Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë nuk ka arritur që të plotësojë 27 pozitat e lira për inspektorë të tregut as me konkurs të jashtëm.

Ani se për inspektorë në këtë ministri kanë aplikuar 608 kandidatë, vetëm 7 prej tyre i kanë kaluar fazat testuese.