Arbëri

AGK-ja thirrje Policisë: Të respektohet puna e gazetarëve

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar se është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova - kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku sipas tyre, është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.

Sipas AGK-së, nga ky veprim i policisë, kanë pësuar Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.