Shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan sot ka pranuar donacionin në vlerë prej mbi 38 mijë euro, nga organizata italiane “Trentina in aiuto per i Balcani”, e që një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe bashkatdhetarët tanë atje, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Ky është kontingjenti i parë me inventarë për kushte më të mira për nxënësit e kësaj shkolle, ndërsa gjatë të ardhmes do të ketë edhe kontingjente të tjera që do të vijnë për këtë shkollë, sipas planifikimit të organizatës dhe gjithnjë në bazë të kërkesës së shkollës.
Gjatë pranimit zyrtar të donacionit, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka falënderuar këtë organizatë për donacionin të cilin e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit.
Jyksele Gjinolli, drejtoreshë e “Thimi Mitko”, ka thënë se përzgjedhja e projektit të shkollës është një krijim i vetëbesimit dhe angazhimit më tutje, falë edhe mbështetjes së bashkatdhetarëve tanë dhe organizatës italiane, që sipas saj krijojnë kushte krejt tjera për nxënësit e shkollës.
Nazim Berisha, përfaqësues i organizatës italiane, ka thënë se për më shumë se 8 vjet janë duke kontribuar në arsimin dhe shëndetësinë kosovare, me qëllim të përmirësimit të kushteve në shkolla dhe spitale, sepse, siç ka thënë ai, janë dy shtyllat kryesore të një shoqërie të fuqishme.
-
Nxënësit e “Thimi Mitkos” në Gjilan dhuruan libra për bibliotekën e shkollës së tyre
-
Gjilani pranon donacion mbi 50 mijë € me pajisje për Handikos-in dhe spitalin Regjional
-
IPKO mbështet zjarrfikësit e Prishtinës me donacion prej 20 mijë Euro
-
Solidariteti përmes dhuratave në shkollën “Emin Duraku”
-
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë