Arbëri

Shasha: NATO vlerëson Ballkanin Perëndimor si një nga pikat kritike në Evropë

 

Drejtori i Instituti EPIK, Demush Shasha, e ka vlerësuar vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Ballkanin Perëndimor, si një vizitë vigjilence.

Shasha në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se takimi tregon se NATO vlerëson se Ballkani Perëndimor është një nga pikat kritike të kontinentit, që ka potencial të lartë të nisjes së një konflikti të dhunshëm.