Arbëri

Lajçak: Diskutimet ishin të frytshme për të përparuar në disa çështje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet e sotme në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, kanë qenë të frytshme për të bërë përparim në disa çështje.

Të enjten është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut. Nuk pati takim trepalësh.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të Dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.