Arbëri

Instituti GAP: Vetëm 15 për qind e pronave në Kosovë zotërohen nga gratë

 

Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15% të pronave, krahasuar me 74% që zotërohen nga burrat. Kjo është njëra nga gjetjet e raportit me titull “Në kërkim të barazisë financiare: Qasja në financa për bizneset në pronësi të grave dhe të pakicave etnike”, që të enjten Instituti GAP e ka prezantuar në Konferencën rajonale të grave ndërmarrëse “Fuqizimi i Grave Ndërmarrëse: Ndërtimi i Urave, Thyerja e Barrierave”.

Sipas këtij raporti pjesa e mbetur e pronave prej 11% është në pronësi të personave/subjekteve juridike.