Arbëri

Sot Bislimi takohet me Petkoviqin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot në Bruksel pritet të takohet me negociatorin serb, Petar Petkoviq.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në takim do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe plani i ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

“Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.

Takimi i së enjtes mes Bislimit e Petkoviqit e pason prezantimin e propozimit të ri evropian, që përveç marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të zbatimit të tij, e përmban edhe draftin e statutit të Asociacionit, përmbajtjen e të cilit kryeministri ka shprehur gatishmëri që ta pranojë.