Avni e Xhemile Dehari, prindërit e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kanë deklaruar se padrejtësitë për rastin po vazhdojnë edhe në ditët e sotme, derisa kanë thënë se drejtësia s’po merret me rastin.
Xhemile Dehari ka thënë të mërkurën në Konfront se derisa të zgjidhet rasti “ende djemtë i ka në gjoks”.
“...Djemtë ende i kam në gjoks derisa s’ka marrë asnjë përfundim, Drejtësia s’merret me rastin, e ka mbyllur në dollap, s’mund të jetë ndryshe pos t’i kem në trupin tim. Çdo vit po bëhet më e rëndë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, Avni Dehari, njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se padrejtësitë mbi rastin e djalit të tij janë bërë nga ish-prokurori Sylë Hoxha dhe prokuroi Afrim Shefkiu.
Sipas tij, rasti është manipuluar.
“Sylë Hoxha ka manipuluar me rastin derisa doli në pension...Më duket edhe Shefkiu do ta ndjekë rrugën e tij derisa të dalë në pension”, ka theksuar ai.
-
Haxhiu: Prokurori po e mban peng rastin “Dehari”, duhet drejtësi e përgjegjësi
-
Prokurori Shefkiu kërkon intervistimin e ministres Haxhiu rreth rastit “Dehari”
-
Ndizen qirinj në nderim të Astrit Deharit
-
Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit
-
Kurti për Deharin: Punën e drejtësisë s’mund ta bëjmë, 9 vjet janë tepër shumë pa të vërtetën