Arbëri

Opozita i shkon në takim Lajçakut

Liderët opozitarë kanë shkuar te Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për t’u takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputeti Besnik Tahiri dhe Lutfi Haziri i LDK-së kanë shkuar në takimin e thirrur nga Lajçaku.

Ende nuk është konfirmuar tema e takimit, siç nuk ka qenë e paralajmëruar as vizita e Lajçakut në Kosovë, i cili mbërriti të hënën e pritet të qëndrojë edhe sot.

Para takimit me opozitën, Lajçaku është takuar me disa nga ambasadorët në Kosovë.