Arbëri

Hyseni: Asociacioni do të jetë problematik nëse ka më tepër kompetenca

Image

Flamur Hyseni, profesor i së drejtës, ka deklaruar se në rast se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë më tepër kompetenca prej atyre që janë paralajmëruar, do të jetë problem i madh për Kosovën.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se nëse mbetet vetëm dokumenti bazik i prezantuar, mund të ketë diskutime, por sipas tij, çdo gjë tjetër është problematik.

“Mund të jetë dokument i plotësuar, për faktin se nuk është bërë publik ndonjë marrëveshje. Nga kjo që sapo kuptuam, ndoshta është dokument që qenka dakorduar Kurti...Si duket vetëmenaxhimit i është dhënë një kuptim më i qartë, edhe më i saktë për faktin se këtu ka qenë dilema e problemi më i madh për të kuptuar se çështjet se çka përfshinë vetëmenaxhimi”, ka thënë ai.

Sipas tij, shtimi i kompetencave mund të ketë edhe probleme juridike.

“Mund të cenojë parimet bazë të Kushtetutës nëse shkon përtej kësaj. Mund të shkaktojë probleme të çështjeve juridike. Asociacioni nëse do të ketë shumë kompetenca të zgjeruara, paraqet një problem të madh, por mbetet dokumenti bazik...Jemi në pritje të dokumentit”.