Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se një sërë kushtesh të jashtme sfiduese po ushtrojnë presion mbi të gjitha ekonomitë e Evropës, e që nuk përjashtohet as Kosova.
Ai ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2023 është 3.2 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Projeksioni i fundit i Bankës Botërore është që aktiviteti ekonomik do të zgjerohet për 3.2 për qind në vitin 2023, i mbështetur nga performanca pozitive e eksporteve dhe aktiviteti i konsumit, përpara se të përshpejtohet në 3.9 për qind në vitin 2024”.
Ndërsa, ka shtuar se inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme “nga kulmi i tij prej 14.2 për qind në korrik 2022, por presionet mbi çmimet mbeten të rritura”.
Paolucci ka theksuar se inflacioni i lartë përbën sfidë të veçantë për të varfrit, pasi që ushqimi dhe energjia përbëjnë një pjesë më të madhe të shpenzimeve të tyre.
“Kontributi i investimeve në rritjen ekonomike pritet të zmadhohet në periudhën 2024-2025, i mbështetur nga rritja e investimeve në infrastrukturë publike, duke përfshirë mbështetjen e financimit të jashtëm, dhe investimet më të larta publike dhe private në furnizimin dhe efiçiencën e energjisë”, ka deklaruar ai.
Paolucci ka shtuar se Kosova duhet të jetë e qëndrueshme ndaj goditjeve të jashtme për të qenë në një nivel me shtetet e tjera.
“Në vijim, Kosova duhet të rrisë reziliencën e saj ndaj goditjeve të jashtme duke avancuar reformat strukturore për çlirim të rritjes potenciale më të lartë dhe për të përshpejtuar konvergjencën me vendet homologe të krahasueshme në BE. Është i domosdoshëm zbatimi në kohë dhe efektiv i Strategjisë së re të Energjisë duke ruajtur mjaftueshmërinë fiskale, krahas nevojës për të reduktuar hendekët e tjerë infrastrukturorë në ujëra, mbeturina dhe lidhshmëri”.
Paolucii ka deklaruar se përmirësimet në rezultatet e tregut të punës duhet të fokusohen në mbështetjen e përfshirjes më të madhe të grave në tregun e punës, duke reduktuar barrierat ndaj pjesëmarrjes dhe duke rritur qasjen në shërbimet e kujdesit për fëmijët.
“Për më tepër, rritja e shkallës së investimeve në kapital njerëzor – si parakusht për çlirim të rritjes më të lartë potenciale – duke ruajtur mjaftueshmërinë fiskale, kërkon reforma efektive dhe gjithëpërfshirëse, si p.sh. optimizimi i rrjetit të shkollave; ngritja e një kornize për financim të shëndetësisë që promovon mbulimin shëndetësor universal; dhe përmirësimi i targetimit të ndihmës sociale dhe parashikueshmërisë dhe përshtatshmërisë së pensioneve”, ka theksuar ai.