Arbëri

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen

Foto: AP
 

Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë në një intervistë me një grup të gazetarëve në Bruksel, ku ishte ftuar edhe “Koha Ditore”, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që nis të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është një vendim i dukshëm për qytetarët dhe për përkushtimin e BE-së ndaj tyre. Ka thënë se sa u përket vendimeve rreth Kosovës në procesin e zgjerimit “kjo do të varet nga raporti i Komisionit Evropian”

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka paralajmëruar se në samitin joformal të BE-së në Grënada të premten, sikur edhe në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane një ditë më herët në të njëjtin qytet, zgjerimi i BE-së dhe reforma e unionit do të jenë ndër temat kryesore.

Ai ka shprehur kënaqësi që propozimi i tij që viti 2030 të caktohet si një afat kohor deri kur edhe BE-ja, edhe vendet që synojnë anëtarësimin të bëhen gati për zgjerim.