Arbëri

Shea: Serbia të mos i bëjë heronj vrasësit gjakftohtë

 

Ai po ashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të 24 shtatorit, ku sipas tij, policia përmes veprimeve operacionale të kujdesshme, ruajti jetët e civilëve. Shea ka thënë po ashtu se NATO-ja duhet ta forcojë strukturën e vet në Kosovë, ndërkohë ka përgëzuar shtetin e tij, Britaninë, për dërgim të trupave shtesë në Kosovë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, të hënën, ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në një hetim ndërkombëtar rreth asaj që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit dhe se Beogradi duhet të tregojë një shkallë të sinqeritetit dhe të mos i bëjë heronj vrasësit gjakftohtë që morën pjesë në sulmin ndaj policisë.

Ai po ashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë aksionit të 24 shtatorit, ku sipas tij, policia përmes veprimeve operacionale të kujdesshme, ruajti jetët e civilëve.