Milan Radoiçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve të Serbisë dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Brendshme në Beograd, raporton “B92”.
Mediumi serb ka theksuar se Radoiçiqi është deklaruar në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria e Lartë në Beograd tani do ta marrë raportin e deklaratës, “dhe do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj”.
Të premten, Radoiçiqi, përmes avokatit të tij, pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Radoiçiqi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.
Radoiçiqi është në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në disa nga pronat luksoze në veri që dyshohet se i përkasin Radoiçiqit.