Arbëri

Qeveria merr vendim për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë viteve '98-'99 në veri

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të rindërtohen dhe rinovohen shtëpitë që janë dëmtuar gjatë viteve 1998-1999, gjatë Luftës në Kosovë.

Në mbledhjen e Qeverisë po ashtu u ndan 5 milionë euro për subvencionimin e pajisjeve efiçente për ngrohje.

Po ashtu u ndan edhe 1 milion euro për kompensim të dëmeve natyrore në bujqësi në 14 komuna.

"Aprovuar vendimin për rindërtimin dhe renovimin shtëpive individuale për familjet të cilave u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998-1999. Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, është marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore", thuhet në vendimin e Qeverisë.