Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar detaje nga takimi i 2 majit në Bruksel që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe obsesionimin e këtij të fundit, sipas Kurtit, me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Në një shkrim në Facebook, Kurti ka shkruar se Vuçiqi i ka thënë atij se Milan Radojçiqi, i sanksionuari nga SHBA-ja, “do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se Vuçiqi dëshironte më 24 shtator ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharëve” për serbët e Kosovës.
“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, serbët në Kosovë kanë nevojë për çlirim nga veglat terroriste të Serbisë.
Edhe
Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, ka shkruar Kurti.