Të paktën 10 vetura të Policisë së Kosovës dhe civile janë parë të hënën duke shkuar për te Manastiri i Banjskës.
Kjo kolonë veturash ishte me hetues, prokurorë e Inspektorat të Policisë.
Në hyrje për te Manastiri në Banjskë është vendosur një patrullë e Policisë, teksa nuk po lejohet kalimi në këtë rrugë.
Në fshat ka tentuar të hyjë një familjar i njërit prej sulmuesve të vrarë, por nuk është lejuar. Pas disa minutash është lejuar kalimi i disa veturave që dyshohet të jenë banorë të fshatit. Ato fillimisht u kontrolluan nga Policia.
Siç ka marrë vesh KOHA, dy nga të vrarët janë nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.