Arbëri

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

 

Është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo është bërë me kërkesë të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Kuvendi.

Mbledhja është anuluar pas shpalljes Ditë Zie shtetërore pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku, në fshatin Banjskë të Zveçanit.