Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rohde dënon vrasjen e policit në veri: Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se autorët e vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku në Banjskë në veri duhet të dalin para drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shprehur dakordimin me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, tha se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, shkroi Rohde në platformën X.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.