Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se sulmi i së dielës ndaj Policisë së Kosovës është sulm terrorist ndaj Republikës dhe vetë rendit kushtetues.
Ai ka thënë se këto sulme nga bandat kriminale me adresë në Beograd, nuk mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë dhe vetë sovranitetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këto momente të vështira për vendin, të gjithë jemi me Policinë e Kosovës. Jemi me djemtë e vajzat tona në detyrë në veri. Sulmet e bandave kriminale e terroriste me adresë nga Beogradi s’mund ta zmbrapsin Kosovën nga e drejta për vendosje të rendit, ligjshmërisë e vet sovranitetit. Institucionet e rendit e drejtësisë të sjellin autorët e këtij krimi sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka shtuar se në këto momente Kosovës i duhet miqtë dhe aleatët.