Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar për sulmin e të dielës në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një rreshtor policor e u lëndua një polic kufitar.
Ahmeti ka thënë se sulmi ndaj Kosovës është sulm ndaj “paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit”.
“Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit. Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerëve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin. Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjent. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve”, ka shkruar Ahmeti në rrjete sociale.
-
Ahmeti: Kosova mund të bëjë më shumë për ish-udhëheqësit e UÇK-së që gjenden në Hagë
-
Deklarata e përbashkët e liderëve të NATO-s: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
-
Oda e Avokatëve dënon sulmin me mjet shpërthyes ndaj Betim Kadollit, kërkon zbardhjen e rastit
-
Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së
-
Deliu-Kodra: Dhuna s’është zgjidhje, por as provokimet jo