Arbëri

Mot me reshje shiu të dielën në Kosovë

Moti sot

Mot me vranësira dhe me mundësi për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se shtrirja e reshjeve nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.