Arbëri

Mungesa e Warfarinit, pacientët ankohen në terapitë zëvendësuese

 

Një hollues gjaku është duke munguar për rreth dy muaj në barnatoret në Kosovë. Pacientët thonë se në mungesë të terapisë antikoagulante Warfarin, janë duke përdorur një bar tjetër që është prodhim nga Serbia, e që, sipas tyre, ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre. Edhe në Qendrën për Transfuzion të Gjakut thonë se Warfarina është terapi më lehtë e menaxhueshme për pacientët

Sadik Veliu është një nga rreth 3 mijë e 500 pacientët me terapi antikoagulante që është në kërkim të terapisë ditore, Warfarin, që prej dy muajsh.

Warfarini, që shërben për hollim të gjakut, mungon në barnatoret e Kosovës, e në vend të tij pacientëve u përshkruhen ilaçe alternative.