Arbëri

Qeverisë i kërkohet që të mos e dëmtojë pozicionin e Kosovës në dialog

Foto: AP
 

Disa nga njohësit e çështjeve politike po i quajnë të dëmshme e me pasoja izoluese për Kosovën kritikat që kryeministri Albin Kurti e zyrtarë të tjerë të Qeverisë po ua bëjnë ndërmjetësve të dialogut me Serbinë, Josep Borell e Miroslav Lajçak. Ata thonë se Qeveria nuk duhet të lejojë që fokusi i dialogut, për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, të devijojë në çështje të tjera, për të cilat më pas akuzohen ndërmjetësit

Kritikat e Qeverisë së Kosovës ndaj lehtësuesve të dialogut, Josep Borell e Miroslav Lajçak, për anshmëri kah Serbia, sipas njohësve të çështjeve politike, po konsiderohen të dëmshme për pozicionin e Kosovës brenda këtij procesi.

Profesori universitar, Dorajet Imeri, përmend disa raste kur BE-ja ka treguar qasje asimetrike në dialogun Kosovë-Serbi, porse thotë se kjo nuk duhet të nxisë reagime të pamatura të Qeverisë.