Lajçaku takon Vuçiqin, zbatimi i Marrëveshjes temë e diskutimit
Foto: Twitter
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka thënë se kanë folur mbi zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.
Lajçak ka shkruar në Twitter të enjten se me Vuçiqin pati “një diskutim të rëndësishëm në rrugën përpara në dialog”.
“U dakorduam për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve”, ka shkruar Lajçak.
I dërguari i BE-së është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi.