Arbëri

Kosova hedh poshtë të pavërtetat e Vuçiqit në fjalimin në OKB

Foto: AP
 

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku akuzoi Perëndimin se duke e njohur Kosovën “kanë shkelur brutalisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244”.

Vuçiqi ndërlidhi çështjen e Ukrainës me Kosovën. Sipas tij, “ajo që i ndodhi Serbisë më 2008, po i ndodh Ukrainës sot”. Ka akuzuar Perëndimin se me njohjen e Kosovës “po i mohojnë parimet që sot i mbrojnë” duke e ndërlidhur me pushtimin rus të Ukrainës dhe përkrahjen e Perëndimit për Ukrainën.