Arbëri

Lajçak takon Begajn, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin tha se ka folur për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka shkruar në Twitter të enjten se ishte i kënaqur që ka takuar presidentin Begaj, derisa ka shtuar se i ka “vlerësuar pikëpamjet e tij për dialogun”.