Arbëri

Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut

 

Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar të martën me përfaqësuesin e të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në drekën e organizuar nga ai, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. 

Zyra e Presidencës ka njoftuar se në këtë takim ndër tjera është diskutuar edhe për masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës, për të cilat Osmani ka thënë se nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut.