Arbëri

Krasniqi: Ende s’ka nisur asnjë peticion për shkarkimin e kryetarëve në veri

 

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ende nuk nisur asnjë peticion nga qytetarët në veri për shkarkimin e kryetarëve.

Ani pse janë bërë rreth dy javë që nga hyrja në fuqi e udhëzimit administrativ që mundëson shkarkimin e kryetarëve në veri përmes peticionit, Krasniqi tha se obligimet ligjore për largimin e kryetarëve i kanë përmbushur dhe se tani mbetet në vullnetin e qytetarëve atje për të nisur hapat tutje. Ai nënvizoi se të gjitha thirrjet për dorëheqje të kryetarëve në veri, përfshirë edhe ato ndërkombëtare, janë kërkesa të Beogradit.