Arbëri

Chollet: Kosova të angazhohet urgjentisht për dialogun

Derek Chollet - SHBA
 

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, mbi nevojën për shtensionim të situatës dhe dialogut me Serbinë.

Ai ka shkruar në Tëitter të martën se Kosova duhet të angazhohet urgjentisht në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Cholletit, normalizimi i raporteve me Serbinë është çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE.