Arbëri

Interpoli sërish shtyhet edhe për një vit

 

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol pritet që, ngjashëm me skenarin e vitit të kaluar, të shtyhet edhe për këtë vit. Në një prononcim për gazetën, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, ka thënë se disa shtete partnere të Kosovës jozyrtarisht tashmë kanë kërkuar, që të shtyhet votimi edhe për një vit, deri në Asamblenë e Përgjithshme të vitit të ardhshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ka mundësi për shtyrje të votimit për vitin e ardhshëm. Është kërkuar nga vendet të cilat e mbështesin Kosovën që votimi të shtyhet. Por këto informacione nuk janë zyrtare ende dhe për këtë gjë do të dihet zyrtarisht para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit”, ka deklaruar Demaj për gazetën.