Arbëri

Haxhiu: Deliu-Kodra po më padit për të vërtetën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lajmëroi se e ka paditur atë për shpifje.

Haxhiu ka theksuar se do të publikojë raportin financiar që sipas saj dëshmon se Deliu-Kodra edhe pse ka munguar në mbledhje të komisionit, është paguar.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë. Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë ajo.

Ministrja ka thënë se Deliu-Kodra do të duhej t’i kthente mjetet që, siç ka potencuar ajo, “i ka përfituar paligjshëm”.