Arbëri

Osmani në Tiranë për dy ditë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Tiranë në datat 4 dhe 5 shtator, me ftesë të homologut të saj, Bajram Begaj.

Të shtunën Presidenca e Shqipërisë dha detaje nga agjenda e vizitës shtetërore, “e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin”.