Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Kurse, të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor .
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare", njoftoi IHK.