Arbëri

Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shqipëria sot, 1 shtator, mori kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sipas rotacionit të mbajtjes të presidencës kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë në marrjen e këtij roli.

Përfaqësuesja amerikane në Këshillin e Sigurimit, ambasadorja Linda Thomas-Greenfield, në emër të Këshillit i ka uruar delegacionit të Shqipërisë fat të mbarë.

Ajo u shpreh se gushti ishte një muaj i ngarkuar dhe një muaj në të cilin u mblodhën për konsensus për disa çështje të rëndësishme.

Të enjten shefja diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, u shpreh se prioritet i presidencës njëmujore të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit do të jetë platforma e bashkëpunimit, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë dhe për një aktivitet kushtuar agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës./ tch