Arbëri

Osmani: Refuzojmë ndërhyrjen e Serbisë në Maqedoni të Veriut për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka thënë se refuzojnë “ndërhyrjen dhe vërejtjet” e Serbisë për Maqedoninë e Veriut, pasi që e ka njohur Kosovën.

“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani ka thënë se presin sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili deklaroi se me njohjen e Kosovës Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi gabuan dhe ndërhynë në punët e brendshme të Serbisë.