Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët mbi 80-vjeç dhe për ata që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murati ka thënë se kjo praktikë është shtrirë në të gjitha komunat nga muaji korrik.
“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komunat dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, ka shkruar ai.